Armët e Skënderbeut për 7 javë, 2 milion vizitorë
Edhe pse na ndan edhe një javë nga momenti kur armët e Skënderbeut do të largohen nga toka shqiptare, interesi i vizitorëve për të shfrytëzuar ditët e fundit të ekspozitës së hapur për herë të parë vazhdon të jetë maksimal.Sipas muzeologut Fredi Gusho në vetëm 7 javë numri i vizitorëve ka arritur në 2 milion duke u kthyer në një pelegrinazh të vërtetëFëmijë, të rritur e të moshuar, vizitojnë me krenari armët dhe përkrenaren për të fiksuar në memorje këtë ngjarje historike të kombit shqiptar.Edhe dëshira për të lënë një përshtypje duket se është pak e vështirë për tu realizuar, faqet e librit të përshtypjeve janë të mbushura plot nga shqiptarë të ardhur nga të gjitha trevat dhe nga e gjithë bota .Data 13 Janar është dita e fundit e qëndrimit të armëve në Shqipëri.