Zjarr në një banesë në Tiranë, s`ka të lënduar në njerëz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2013, 09:47
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë mëngjesin e sotëm në kryeqytet.Ngjarja ka ndodhur në banesë në Rrugën e Kavajës por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e bombolës së gazit në banesë ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.