Fier, babai plagos me armë zjarri djalin dhe helmon veten
Një krim i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Mbrostar të qytetit të Fierit.Babai ka plagosur me armë zjarri djalin e tij pas një konflikti familjar. Si pasojë e kësaj ngjarjeje ka mbetur i plagosur shtetasi Shyqyri Meta, 40 vjeç.70-vjeçari, Abaz Meta pas një konflikti me të birin 40-vjeçar, Shyqyri Meta, konflikt që mendohet të jetë për motive pronësie, e ka qëlluar atë me çifte dhe e ka plagosur.40-vjeçari i plagosur Shyqyri Meta është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal të qytetit për tu mjekuar.Menjëherë nëvendëngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të muandur dhe arrestimin e autorit të plagosjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij krimi tragjik.70-vjeçari Abaz Meta ndodhet në spitalin e qytetit pasi ka pirë fostoksinë pas plagosjes së të birit. Lajmi është bërë i ditur nga policia e cila arrestoi 70-vjeçarin në momentet e para pas plagosjes. 70-vjeçari ka pirë fostoksinë në gjedje të rënduar psikologjike ndodhet në gjendje të rëndë në spital.