Durrës, zjarr në një banesë tek zona e Shkëmbit të Kavajës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2013, 16:25
Një banesë është përfshirë nga flakët në Durrës, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Menjëherë në vendëngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ato të zjarrëfikëseve të cilat kanë bërë të mundur evakuimin e personave që ndodheshin brenda në banesë.Zjarrëfikëset po punojnë për vënien në kontroll dhe shuarjen e flakëve të cilat kanë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.Banesa në të cilën ra zjarri ishte një shtëpi private dykatëshe.Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.