Pas pushimeve të fundvitit, rinis mësimi në 7 Janar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2013, 15:58
Pas ditëve të pushimeve për festat e fundvitit, nxënësit dhe studentët do ti rikthehen sërish shkollave dhe auditorëve. Në tiranë si në çdo fillim Janari nga furgonët dhe autobusët zbresin me qindra nxënës dhe student me çanta që sapo kanë lënë shtëpitë e tyre për tu rikthyer shkollës. Ata janë të kënaqur pasi ky vit u ka dhuruar më shumë ditë pushimi.Pushimet filluan me datën 21 Dhjetor dhe studentët do të rikthehen në datën 7 Janar në shkolla dhe universitete. Studentët shprehen se janë të kënaqur ndryshe nga vitet e tjera se ka patur më shumë pushime se vitet e tjera.