Tregjet pas festave të fundvitit, interes i ulët për blerje

Tregjet e fruta perimeve në kryeqyetet pas festave të fundvitit regjistrojnë një rënie të ulët të interesit për blerje.Pas shpenzimeve të bëra për tryezën e festës së ndërrrimit të viteve, qytetarët ende nuk kanë filluar me blerjet e përditshme.Të pyetur nga RTV “Ora News” tregtarët pranojnë se çmimet janë po ato të fundvitit të 2012, ndërkohë nga ana tjeter u shprehën se prodhimet po u ngelen pa u shitur.Përballë mungesës së blerjeve, tregjet e kryeqytetit duken ende si të përgjumura ku kostoja e kësaj situate shkon kryesisht tek prodhimet e vendit por edhe të importit. Prodhime që mbeten stoqe duke sjellë njëkohësisht edhe humbje ekonomike për vetë tregtarët.