Armët e Skënderbeut, për 7 javë 2 milionë vizitorë
Edhe pse na ndan edhe një javë nga momenti kur armët e Skënderbeut do të lagohen nga toka shqiptare, interesi i vizitorëve për të shfrytëzuar ditët e fundit të ekspozitës së hapur për herë të parë vazhdon të jetë maksimal.Sipas muzeologut Fredi Gusho në vetëm 7 javë numri i vizitorëve ka arritur në 2 milionë duke u kthyer në një pelegrinazh të vërtetë.Fëmijë, të rritur e të moshuar vizitojnë me krenari armët dhe përkrenaren për të fiksuar në memorje këtë ngjarje historike të kombit shqiptar.Edhe dëshira për të lënë një përshtypje duket se është pak e vështire për tu realizuar, faqet e librit të përshtypjeve janë të mbushura plot nga shqiptarë të ardhur nga të gjitha trevat dhe nga e gjithë bota.Data 13 janar është dita e fundit e qëndrimit të armëve në Shqipëri.