Librat e lakmuar në 2013-ën

Java e parë e vitit 2013-të sjell edhe vëllimin e dytë të një prej librave më polemizues dhe ndikues të letërsisë amerikane të shitur në botë në mbi 30 milion kopje. Bëhet fjalë për Romanin "Revolta e Atlasit" e shkrimtares  Amerikane Ayn Rand që vijon të mbajë të mbërthyer edhe lexuesin shqiptar  me mënyrën e përshkrimit të celebrimit të jetës dhe të lumturisë individuale ...Një tjetër roman i cili vjen i përkthyer për lexuesin shqiptar këtë javë është best seller News York Times-it " E shoqja e Tigrit".  Romani i autorit “Tea Obreht” i është i pasur me motivet e dashurisë, legjendave dhe vdekjes."Rruga përmes Diellit"  e autorit Corban Addison, sjell një histori mahnitëse ndërkontinentale lidhur me fuqinë e bindjes, lidhjet familjare dhe qëndrushmërinë e dashurisë.Një gjetje e arrirë që na bën të përjetojmë rishtas filozofinë e Spinozës nëpërmjet historisë së Gjermanisë Naziste dhe figurës së Rozenbergut vjen në romanin "Problemi Spinoza "të autorit Irvind Yalom.Edhe për fëmijët në vitrinat e librit këtë javë ofrohet udhëtimi në mbretërinë e Fantazisë, aty ku mund të gjejnë zana, shtriga, sirena, dragonj, përbindesha etj.Nga autorët shqiptarë, kjo javë sjell autorin Kujtim Dashi me Tregime dhe Novela.Viktor Bakillari i cili sjell një eskursion nëpër historinë e Shqipërisë  nga lashtësia e deri me sot me personalitete, data dhe fakte.Shteti Shqiptar dhe Shkodra në vitet 1912-2012 nga Gëzim Juka dhe Doktrina Bill Klinton nga Koço Danaj.  Një libër i cili i vjen në ndihmë politikanëve të ardhshëm në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.