FRD nuk bën koalicion as me PD-në as me PS-në

Në intervistën e tij për RTV “Ora News”, nënkryetari i FRD-së Aleksandër Biberaj ka folur për sfidat dhe koalicionet e FRD-së për vitin zgjedhor 2013.Pyetjes se si ju duk ideja e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për një konferencë në Twitter, Biberaj është përgjigjur:“ Ideja e Ramës për një konferencë në Twitter,është një ide bashkëkohore, sepse jetojmë në shekullin e teknologjisë së lartë.”Kurse pyetjes në lidhje me koalicionet e FRD-së në zgjedhjet e qershorit 2013, dhe më konkretisht thirrjes për koalicion që kryetari Partisë Socialiste i ka bërë sot FRD-së nëpërmjet konferencës së tij në rrjetin social Twitter duke thënë se: “FRD duhet të çlirohet nga kompleksi se bashkimi në frontin opozitar mund të shihet si tradhëti. Barazlargimi ndihmon regjimin”, nënkryetari I FRD-së, Bibera, është përgjigjur:“Partitë e vjetra kanë një model të vjetër sjelljesh. Ne nuk bëjmë asnjë koalicion me PD-në, me PS-në dhe as me LSI-në. Ky është një vendim konstant që FRD-ja e nuk e ndryshon.”“Ne jemi të përgatitur për të dalë të vetëm në zgjedhjet e Qershorit 2013, megjithatë jemi të hapur për koalicion me forcat e qendrës së djathtë. Në çfardolloj koalicioni të mundëshëm që do të hyjmë, ne do të respektojmë vlerat dhe programet e këtyre partive dhe do ti quajmë ata partnerë.”“Sfida kryesore e qeverisë së re do të jetë rimëkëmbja e ekonomisë dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit. Ne jemi në momentin që po krijojmë programin tonë elektoral. Gjatë gjithë fushatës parazgjedhore FRD-ja do të shikojë përpara dhe do të shpalosi praogramin e saj elektoral, pra e gjithë fushata jonë do të përqëndrohet në problemet ekonomike. Sfida kryesore do të jetë ekonomia, problemet sociale, sektori shëndetësor, sektori arsimor etj.”“Shqiptarët sot në Ballkan i kanë të gjitha shanset të jenë një faktor vendimarrës. Koncepti nacionalizëm dhe patriotizëm është i qartë, dhe çdo shqiptar duhet të jetë patriot dhe nacionalist. Patriotizmi është mirëqënia e qytetarëve të vendit tënd.”Pyetjes në lidhje me humbjen e statusit për në Bashkimin Europian, Aleksandër Biberaj u përgjigj:“Vullnetin për të ndihmuar Shqipërinë e kam parë në të gjitha shtetet dhe Ambasadorët  Europianë, pra vullneti nga BE ka qënë maksimal. Në çdo vend, për dështime të tilla, qeveria minimalisht duhet të kishte dhënë dorëheqjen.Nqs situata në vendin tonë , është e tillë, fajin për këtë e kanë liderët e PD-së dhe PS-së.”“Gjatë kësaj kohe ne kemi qënë në një periudhë organizimi dhe tani do të fillojmë të mendojmë edhe për emrat për në listën e zgjedhësve. Do të garojmë në të gjitha zonat pa përjashtim sepse është respekti ndaj çdo qytetari shqiptar  që beson se alternativa e FRD-së është alternativa më e re dhe më e mirë për qytetarin.”