Basha: Rama bën mirë që e nxjerr dufin në twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha me anë të një deklarate për media ka reaguar sot ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Bashkisë Edi Rama.Në deklaratë thuhet:“Ja ndjej ankthin që ka sepse për 13 vite në pushtet la si gjurmë qendrën e kryeqytetit në katrahurë, “Zogun e Zi” në kolaps, planin urban që nuk e bëri kurrë e shumë gjynahe që rëndojnë edhe sot qytetarët.Ja kuptoj edhe dufin për planin urban, qendrën e rregulluar, festat e qytetit dhe në veçanti për projektet e mëdha që po marrin jetë si: Bulevardi i Ri, stacioni multimodal i pasagjerëve dhe trami.Ndryshimin e sheh çdokush.Por bën mirë që e nxjerr dufin në twitter. E ka kuptuar, uroj, që shqiptarët janë ngopur duke e parë plot vrer e shfajësime për ato që nuk na bëri gjatë 13 viteve të tij në pushtet.”