Rama e Bushati urojnë myslimanët për Ramazanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2014, 15:15
Tiranë- Edhe kryeministri, Edi Rama, u është bashkuar urimeve për besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Përmes një kartoline urimi të cillën ka zgjedhur ta publikojë në faqen e tij zyrtare fb, Rama u uron gëzim dhe mendime plot dritë të gjithë besimtarëve.
Ndërsa kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, ka uruar një muaj paqe për myslimanët.
“I uroj nga thellësia e zemrës të gjithë besimtarëve muslimanë një muaj të mbarë të Ramazanit. Le të jetë ky muaj i shenjtë, muaji i paqes dhe tolerancës ndërfetare që i ka karakterizuar shqiptarët ndër shekuj. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!” shkruan Bushati në fb.