Victor Bostinaru: Statusi i rëndësishëm, KE vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë

Zëvendës Presidenti i Social Demokratëve në Parlamentin Europian, Victor Bostinaru e ka konsideruar statusin e Shqipërisë si shumë të rëndësishme dhe që Këshilli i Europës me vendimin që dha ditën e djeshme vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë, kryesisht ato të ndërmarra pas qershorit 2013.Në një njoftim për shtyp ai është shprehur se statusi i Shqipërisë është vetëm një hap në rrugën e zgjerimit të BE, dhe se nuk nënkupton anëtarësim.“Unë kam qenë shumë i kënaqur për atë që ndodhin në Këshillin Europian në Luksemburg, ku u pranuan përpjekjet e rëndësishme që Shqipëria ka bërë deri tani, veçanërisht pas qershorit të 2013, dhe dhënien e statusit kandidat. Ky status u refuzua për më shumë se 4 herë, por ky ka qenë një vendim politik”, thuhet në njoftimin Bostinaru.Sipas tij “Statusi kandidat nuk do të thotë anëtarësim, por vetëm një hap i rëndësishëm. Ballkani është një përparësi për dhe stabilitet dhe prosperitet në Rajon. Zgjerimi drejt Lindjes dhe Ballkanit është një mjet i sukseshëm për situatën e vështirë në BE dhe për krizën financiare. Theksoj rëndësinë strategjike që ka Shqipëria në këtë rajon, prandaj i uroj edhe kabinetit të qeverisë Rama suksese për të ardhen”