Kapen 200 klandestinë shqiptarë, po kalonin nga Franca në Britani

Rreth 200 shqiptarë pa dokumente që kishin për synim depërtimin klandestin nga Franca në Britaninë e Madhe janë kapur nga policia franceze javën që kaloi.Bashkë me ta policia ka arrestuar edhe 12 persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, ku ndodheshin emigrantë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Kontabandistët u merrnin 7-10 mijë euro për person.Madje, sipas "Presheva Jonë" një familje shqptare me 4 fëmijë ka paguar 15 mijë euro për të kaluar nga Franca në Britaninë e Madhe.Në mesin e 200 klandestinëve shqiptare, rreth 60% fëmijë.Këtij rrjeti kriminelësh i printe kosovari i cili u arrestua në Saint-Malo, pas të cilit qëndronte një bandë prej 12 vetash, përfshirë këtu marinsa, peshkatarë nga Côtes-d'Armor.I përfshirë ishte dhe shef i një ndërmarrje Lamballe (Côtes-d'Armor) i cili po ashtu është arrestuar për kontrabandë në Saint-Brieuc, thuhet në një njoftim nga autoritetet franceze."Kjo bandë trafikantësh kishte ndihmuar emigrantët pa dokumenta për të shkuar në Angli, prej të cilëve kishin marrë një shumë të madhe parash. Katër persona janë akuzuar në Rennes për ndihmwn ndaj bandës sw organizuar dhe pjesëmarrjes në një konspiracion," ka precizuar Thierry Pocquet nga Haut-Jussé nga Prokuroria e Lartë e Shtetit.Një kontrabandist është arrestuar të martën, kurse tre të tjerë, do të paraqiten para një gjykate të premten e ardhshme që besohet të jenë pjesë e organizatorëve të rrjetit.Sipas dëshmive paraprake të mbledhura nga hetuesit, rreth aktiviteteve të tyre kriminale janë identifikuar të paktën katërmbëdhjetë udhëtime të bëra gjatë një periudhe prej 18 muaj duke iu marrë me mijëra euro emigrantëve.