Afrimi i Vitit të Ri, rritet fluksi në pikat kufitare

Afrimi i natës së ndërrimit të viteve ka shtuar fluksin e hyrje-daljeve në pikat kufitare të vendit.Sipas informacioneve në pikën kufitare të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit 4425 shtetas shqiptarë dhe 1019 automjete ndërsa kanë dalë 1865 shtetas shqiptarë dhe 507 automjete.Gjithashtu në këtë pikë doganore, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 287 të huaj dhe 216 automjete ndërsa kanë dalë 171 të huaj dhe 127 automjeteNdërkohë në pikën Kufitare të Qafë-Thanës, gjatë 24-orëve të fundit kanë hyrë 616 shtetas shqiptarë me 208 automjete ndërsa kanë dalë 359 shtetas shqiptarë dhe 127 automjete.Gjithashtu mësohet senë këtë pikë kufitare kanë hyrë 516 shtetas të huaj dhe 197 automjete dhe kanë dalë nga territori shqiptar 404 shtetas të huaj dhe 175 automjete.