Argita Malltezi, reagon ndaj akuzave të deputetit të PS, Taulant Balla
Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka reaguar ndaj akuzave të rradhës të deputetit të partisë socialiste, Taulant Balla.Argita Malltezi u shpreh: “Rama vijoi sulmet politike me spekulimet e rradhës për të ardhurat tona të fituara në mënyrë të ligjshme dhe të deklaruara prane organeve shtetërore me transparencë të plotë”.“Ky njeri i çveshur nga çdo normë dhe moral njerëzor shpif çdo ditë, manipulon, mbledh e shumëzon për të gënjyer përsëri, në lidhje me të ardhura të cilat janë fituar me aktivitet profesional, kërkimor-shkencor, botues dhe mësimdhënës në Universitete private, në të njëjtat Universitete ku shumë më të paguar se ne, janë disa nga deputetët socialiste, përfshirë dhe bashkëshorten e tij, Linda Basha”.Vajza e kryeministrit Berisha tha gjithashtuse: “Rama që shpif e trillon prej 10 ditësh nuk paraqet dot as edhe një fakt të vetëm për ILDKP, Prokurorinë apo Gjykatën. Të gjitha të ardhurat tona janë fituar pa asnjë konflikt interesi, janë derdhur në rrugë bankare, e pra, tërësisht transparente, për to janë paguar tatimet në çdo qindarkë, janë bërë deklarimet përkatëse në organet tatimore dhe ILDKP dhe janë kontrolluar periodikisht nga këto institucione. Ai mendon se mund të mashtrojë shqiptarët duke bërë vetë rolin edhe të paditësit, edhe të gjyqtarit, edhe të jurisë, edhe të ekzekutuesit.”“Ky mashtrues ordiner, për të cilin janë hedhur akuza direkte publike për korrupsion më shumë se për asnjë person tjetër në Shqipëri, ka deklaruar vetëm 3000 dollarë kursime për 13 vite në pushtet si Ministër Kulture dhe Kryetar Bashkie, është deklaruar si i pastrehë, ndërkohë që prej një jave ka nisur pushimet e dimrit, i strehuar në hotele luksoze nga ku dirigjon fushatën e shpifjeve të ulëta.”ka theksuar Malltezi.Së funndmi vajza e kryeministrit I është drejtuar kryetarit të partisë socialiste duke I thënë: “Z.Rama tregoju shqiptarëve se me çfarë parash udhëton për pushime luksoze në hotele të cilat siç është bërë publike nga një e përditshme, janë më të shtrenjtat e Europës dhe gjirit Persik, ku një natë nuk është më pak se 2500 Euro.”