Sot në mesnatë ndërrohen vitet, koncerte dhe fishekzjarre në Tiranë

Sot në mesnatë lëmë pas vitin 2012 ndërsa një tjetër vit vjen tek ne duke ngjallur më shumë shpresë për të ardhmen.Ndërrimi i viteve përkon me urimet, argëtimin, ngritjen e dollive, shtrimin e tryezave, zbukurimet dhe shkëmbimet e dhuratave.Kësaj feste i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, si ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.Të shumtë janë shqiptarët të cilët preferojnë ta presin vitin e Ri në tryezat e tyre familjare në shtëpi, por ka dhe nga ata që kanë prenotuar për të kaluar këtë natë të veçantë në lokale.Të rinjtë do të ulen në tryezat familjare deri në mesnatë dhe më pas do të vazhdojnë festën në pabe, apo lokale deri në orët e para të mëngjesit të 1 janarit.Bashkia e Tiranës organizon aktivitetePor të shumtë do të jenë ata të cilët do ta presin Vitin e Ri në sheshin “Skëndërbej” nën atmosferën festive të përgatitur nga Bashkia e Tiranës, që kanë nisur paraditen e sotme, dhe priten të përfundojnë në orët e para të vitit 2013.Po si është menduar data e shumëpritur e 31 dhjetorit? Paradite, banda e qyteti do të performojë në sheshin “Skëndërbej”, sikundër animatorët do të jenë pranë pemës me performancat e tyre.Momentet e ndërrimit të viteve do të priten në sheshin “Skëndërbej” nën atmosferën e mrekullueshme që do të krijojnë disa DJ, duke nisur nga ora 23:45 për të gjithë ata që duan ta presin Vitin e Ri në sheshin qëndrortë Tiranës.Menjëherë pas "count-doën"-it tradicional deri në ardhjen e Vitit të Ri, Bashkia ka planifikuar dhe një spektakël fishekzjarresh. Po nga e ka zanafillën kjo festë? Disa hulumtues mendojnë, se kremtimin e festës së Vitit të Ri e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë zanafillën e ka nga romakët e vjetër. Sipas dëshmive ekzistuese të materialeve të zbuluara gjer më tani, është vërtetuar, se festën e Vitit të Ri më 1 Janar, për herë të parë, në mënyrë festive dhe rituale, e kanë kremtuar romakët e vjetër, dhe për ta, kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re përplot shpresa të mira për të ardhmen.Edhe pse popujt e kremtojnë këtë festë me besim në një fillim të ri dhe më të begatshëm, asaj nuk i gëzohen të gjithë në datën e njëjtë, sepse disa popuj e aplikojnë kalendarin Lunar (llogaritja sipas rrotullimit të Hënës), kurse disa të tjerë atë Solar (llogaritja sipas rrotullimit të Diellit). Në krahasim me kalendarin solar, i cili është fiks dhe i pandryshueshëm me 365 ditë, ata popuj që kalendarin e tyre e përcaktojnë sipas ciklit Lunar (të hënës) ardhjen e Vitit të Ri çdo vit, nuk e kremtojnë në ditën e njëjtë, sepse sikur dihet, ciklet e hënës janë të ndryshueshme, dhe momenti i ndërrimit të viteve kremtohet me fillimin e hënës së re, përgjithësisht në muajin shkurt të vitit tonë kalendarik.Vitin e Ri Lunar, sot më tepër si festë tradicionale popullore e festojnë në Kinë, Indi, Japoni, Vietnam, si dhe në disa shtete tjera të Lindjes, dhe atë paralelisht, së bashku me kremtimin e Vitit të Ri Solar, të përllogaritur sipas kalendarit Gregorian.Për kinezët, Viti i Ri Lunar është festa e pranverës. Ajo konsiderohet si festa më e madhe e cila shënohet me pompozitet të madh. Në Japoni kjo festë kremtohet me tryeza të begatshme përplot me specialitete të radha tradicionale, e në mesnatën e ndërrimit të viteve jehojnë 108 të rëna të kambanave nga të gjitha tempujt budistë anë e kënd vendit. Simbolika e 108, nënkupton si vërejtje dhe porosi për largimin e 108 mëkateve të mundshme të njeriut në jetë.Edhe populli çifut Vitin e Ri e kremton në mënyrë madhështore, sepse ajo konsiderohet si festë shpirtërore, me të cilën shënohet përvjetori i fillimit të krijimit të Botës.  Edhe një gjë është karakteristike tek kremtimi çifut i Vitit të Ri pasi ata në çastin e ndërrimit të viteve, kanë vërtetë një tryezë të pasur, por në dallim me popuj  e tjerë, ajo është e shtruar vetëm me gjëra të ëmbla, pra tryeza e tyre e pasur është vetëm me ëmbëlsira.Në viset e ngrohta të gjysmësferës jugore të rruzullit tonë, Viti i Ri kremtohet në stinën e verës, pa borë dhe mrekullia dimërore me të cilat jemi mësuar ne në viset veriore, por kjo, aspak nuk e zvogëlon madhështinë e kremtimit të saj.Mënyrat e festimitNë shumë vende të botës, tanimë është formuar tradita që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive. Nuk janë të pakta qytete të ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, ku banorët e tyre,  para çastit të ndërrimit të viteve masivisht dalin në qendër të qytetit. Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri, tanimë është tradicionale në shumë kryeqytete të shteteve të Europës dhe Botës, sikurse është: Parisi, Londra, Roma, Madridi, New Yorku, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio … etj .  Viteve të fundit,  rregullimi dhe zbukurimi festiv i qyteteve me drita, bredha dhe figura të "Babagjyshit" si dhe dalja masive e popullatës nëpër qendra dhe sheshe të qyteteve, aplikohet në mënyrë madhështore në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve të Shqipërisë.Ritet e pritjesNatën e ndërrimit të viteve gjatë pritjes së Vitit të Ri, shumë popuj të ndryshëm të Botës i karakterizon një spektër i gjerë dhe i larmishëm i riteve, besimeve  të ndryshme, që janë krijuar si shprehje e dëshirave për: pastrim, largimit të demonëve dhe shpirtrave të këqinj, kërkimin e fatit dhe lumturisë, jetës më të pasur dhe më të begatshme...etj. Shumë prej këtyre veprimeve janë të ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kësaj dite. Tradita kubane për natën e ndërrimit të viteve praktikon ngrënien e 12 sardeleve, të një lloji peshku. Besohet se kjo ndikon në rritjen e fatit dhe lumturisë gjatë 12 muajve të vitit të ri pasues.Në Filipine është tejet e rëndësishme që në tavolinën festive familjare gjatë pritjes së Vitit të Ri , të sigurohet sa më shumëllojshmëri ushqimesh. Me këtë akt besohet se viti që vjen do të jetë aq i pasur dhe i begatshëm, sa është e pasur vetë sofra festive e asaj mbrëmjeje.Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar, konsiderohen si fëmijë më fatlumë në botë. Njeriu i parë i cili do t'ju hyj në shtëpi pasmesnate, besohej se, ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të.Preferohet që ndonjë punë apo veprim që ju ka mbetur në gjysmë, atë ta përfundoni pikërisht në ditën e ndërrimit të viteve. Ky veprim do t'ju sjellë shumë fat dhe punë të mbarë në të gjitha ndërmarrjet tuaja, gjatë tërë vitit të ardhshëm.Nëse dëshironi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atëherë në asnjë mënyrë nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni që para ardhjes së Vitit të Ri,  t'i paguani të gjitha borxhet që i keni, sepse kështu viti që vjen do t'ju sjellë fillim të mbarë në të gjitha fushat e jetës. Kurse portofolët tuaj këtë mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni, pasi kështu besohet se viti i ardhshëm do t'ju përcjellë më shumë begati!