Shkodër, 2 të vrarë me armë zjarri në fshatin Hoti i Ri

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Hoti i Ri komuna Rrethina të qarkut Shkodër.   Ardian Kola dhe Zef Markaj nga fshati Hoti i Ri janë viktimat e një shkëmbimi zjarri të ndodhur në banesën e këtij të fundit gjatë një tentative grabitjeje.Sipas policisë rreth orës 03:00 të mëngjesit Ardian Kola nga Laçi ka tentuar të hyjë në banesën e Zef Markaj për të vjedhur, por i zoti i shtëpisë Markaj pasi është zgjuar nga zhurmat ka marrë armën e zjarrit automatik kallashnikov dhe ka qëlluar drejt grabitësit, teksa dhe ky i fundit ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar drejt të zotit të shtëpisë.Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vdekur si grabitësi Ardian Kola nga Laçi ashtu edhe Zef Markaj.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë ndërkohë nga burime zyrtare nuk konfirmohen për të lënduar të tjerë.