Integrimi, Sequi: Të vijojë dialogu për plotësimin e kritereve
Këto dy muaj duhen shfrytëzuar nga klasa politike për të përfunduar detyrat e lëna nga Brukseli për procesin integrues. Ky ka qenë mesazhi që ka dhënë për klasën politke ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi pas takimit me kreun e LSI-së, Ilir Meta.“Përmbushja e reformave që janë të nevojshme në mënyrë që Këshilli të pranojë rekomandimin e Komisionit Europian janë të mundshme. Realizimi i refomave është e nevojshme të bazohet tek arritjet që janë bërë të njohura në progres-raport. Këto arritje kanë qënë të mundura të realizohen përmes dialogut dhe konsensusit politik dhe kjo është interesi më i mirë për integrimin e Shqipërisë"theksoi Sequi.Nga ana e tij kreu i LSI-së, Ilir Meta është shprehur se klasa politike duhet të angazhohet seriozisht për përmbushjen e detyrimeve, duke finalizuar tre cështjet e mbetura për tu përfunduar. Meta shprehu anagazhimin e LSI-së për inkurajimin e dialogut politik në këtë drejtim.“Është një proces që do të vazhdojë dhe pavarësisht nga arritjet pozitive lidhur me zhvillimet e fundit, progresi i realizuar në bazat e një bashkëpunimi dhe konsensusi duhet të vazhdojë. Kemi edhe disa çështje ku përmbushja e të cilave do të çojë më tej projektin e përbashkët të integrimit, për hapjen e negociatave dhe më pas për anëtarësimin e Shqipërisë” tha Meta.Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë është takuar me kreun e LSI-së, Ilir Meta, dy ditë pasi Komisioni Europian vendosi t`i japë statusin e kandidatit në BE vendit tone, ndërsa kërkon përmbylljen e reformës parlamentare dhe miratimin e ligjeve të cilësuar si pjesë e reformës në drejtësi.