Çelet ekspozita "Vlora në shekullin e pavarësisë"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2012, 12:59
"Vlora në shekullin e pavarësisë", është kjo ekspozita e realizuar me harta, gravura, vizatime, foto të vjetra dhe kartepostale të Vlorës, prej mesjetës deri në fund të viteve 80-të të shekullit të kaluar.Për arkitektin, Pirro Stefa, realizuesin e kësaj ekspozite, këto foto të vjetra janë një homazh për të gjithë njerëzit e talentuar që kanë kontribuar. Sipas tij është një dhuratë që i bëhet, jo vetëm qytetarëve të Vlorës, por të gjitheve në kuadër të ditës së pavarësisë.Lidhur me këtë ekspozitë arkitekti Stefa ka botuar librin me të njëjtën temë, bashkangjitur me ese dhe shpjegimet përkatëse. Në cermoninë e hapjes së saj, më 10 tetor, salla e Muzeut Kombëtar mirëpriti shumë personalitete të rëndësishme dhe vizitorë.