Rama: Në koalicion me çdo forcë që do rotacion, do mbyllim kapitullin e keqqeverisjes

Kur dhe pak ditë kanë mbetur nga futja në vitin zgjedhor, kreu i Partisë Socialiste  Edi Rama ka ripërsëritur dhe një herë qëndrimin e tij se partia që ai kryeson do të jetë e hapur për cilëndo forcë politike, mjafton që të sigurojë me cdo kusht rotacion politik. Duke folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rama theksoi se zgjedhjet 2013 do të mbyllin kapitullin e keqqeverisjes.“Zgjedhjet do mbyllin kapitullin e keqqeverisjes. Nuk jemi në një moment normaliteti, është domosdoshmëri rotacioni politik. Janë kushtet për një aleancë përtej dallimeve programore që të garantohet rotacioni, mirëpresim cdo faktor politik që do rotacion, për të hapur rrugën që Shqipëria t’i rikthehet një normaliteti politik”, tha ai.Një tjetër shqetësim Kryesocialisti ka ngritur lidhur me gjendjen e sistemit të drejtësisë në vend, ku ka specifikuar në mënyrë të vecantë faljen e tragjedisë së Gërdecit dhe farcën me gjyqin për 21 janarin.“Jemi para mbylljes me falje të tragjedisë së Gërdecit. Jemi para një farse të pashoqe për ngjarjet e 21 Janarit. Duhet një vendim I drejtë për të dyja këto ngjarje”, nënvizoi ai.Ndërkaq Kryesocialisti gjeti rastin të uronte për të gjithë shqiptarët Vitin e Ri 2013.“Le të jetë një vit për të mirën e njerëzve të zakonshëm socialistë apo demokratë qofshin”, tha Rama.