Cefa thërret Kolegjin Zgjedhor: Zbatoni ligjin në mënyrë transparente e të paanshme

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa ka thirrur sot Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit në Tiranë.Në takimin e organizuar me këtë rast në ambientet e KLD-së, përveç tetë gjyqtarëve që përbëjnë Kolegjin Zgjedhor, merrte pjesë dhe Kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë.Cefa vlerësoi rëndësinë që institucioni i Kolegjit Zgjedhor ka në realizimin e procesit zgjedhor dhe në respektimin e lirive dhe të drejtave politike të qytetarëve.Ai theksoi se përmbushja e funksionit të gjyqtarit të Kolegjit Zgjedhor, nëpërmjet profesionalizmit dhe integritetit, duhet të ofrojë garancitë maksimale në zbatimin e ligjit, në mënyrë transparente dhe të paanshme.Nga ana e tyre gjyqtarët shprehën angazhimin maksimal që me punën e tyre, do të kontribuojnë në zbatimin e standardeve europiane të procesit zgjedhor.