KVV: Standartet e zgjedhjeve në pikëpyetje, nuk po respektohen afatet
Standartet e procesit të ardhshëm zgjedhor në pikëpyetje nga moszbatimi dhe mosrespektimi i afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor. Këmbana e alarmit ka ardhur nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV),i cili në një deklaratë për mediat shpreh shqetësimin në lidhje me performancën e administratës zgjedhore dhe mos respektimin e një sërë afatesh të parashikuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.Koalicioni mbështet fort dhe nxit anëtarët e Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve që në punën e tyre t’u bëjnë ballë presioneve dhe influencave të partive politike, si dhe të gjejnë forcën e nevojshme për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një funksionim normal dhe kolegjial të institucionit më të lartë zgjedhor, duke u udhëhequr vetëm nga zbatimi me korrektësi i ligjit në përmbushje të detyrave dhe afateve të parashikuara për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme zgjedhore.Në lidhje me ecurinë e deritanishme Koalicioni tërheq vëmendjen në lidhje me:I-Vendimmarrjen e Komisionit Qëndror të ZgjedhjeveKoalicioni shpreh keqardhjen për shkeljen e afateve të parashikuara dhe mosmiratimin ende nga KQZ të ndarjes së mandateve për çdo zonë zgjedhore si dhe për mosmiratimin e numrit të Zonave Zgjedhore[1], si dy nga vendimarrjet më të rëndësishme për procesin zgjedhor.Për më tepër, pamundësinë e marrjes së vendimeve me shumicë të cilësuar nga KQZ dhe zëvendësimin e kësaj vendimmarrje nga Kolegji Zgjedhor, Koalicioni e konsideron si një precedent të rrezikshëm për ecurinë e mëtejshme të përgatitjes së procesit zgjedhor e në veçanti të miratimit të akteve me karakter normativ dhe që kanë për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet, për të cilat duhet shumicë e cilësuar aprovimi me jo më pak se 5 vota të anëtarëve të KQZ-së.Partitë Politike duhet të gjejnë vullnetin për të bashkëpunuar dhe hequr dorë nga interesat e ngushta të tyre, duke kujtuar se pavarësisht se anëtarët e KQZ-së janë propozuar prej tyre, ata duhet të ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe ta pandikuar nga influencat apo lojërat politike.Koalicioni nxit partitë politike të gjejnë vullnetin dhe gjuhën e përbashkët për çështje që ata i gjykojnë të rëndësishme jashtë institucionit të KQZ-së, duke e lenë këtë të fundit të punojë në mënyrë të pandikuar, të pavaruar dhe profesionale.Koalicioni u kujton Partive Politike që në raportet e Vëzhguesve Ndërkombëtarë dhe atyre Vendas është vënë theksi tek mos-politizimi i punës dhe i funksionimit të KQZ-së si një nga elementët kryesorë të përmbushjes së standarteve, ndaj i fton ata të ushtrojnë të gjitha aftësite e tyre për të ndihmuar në funksionimin normal dhe vendimmarrjen e përbashkët e kolegjiale të KQZ-së.II-Performancën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe të administratës së tijKoalicioni i tërheq vëmendjen Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për një performancë sa më profesionale të tij dhe të administratës së KQZ-së, në përmbushje të detyrimeve dhe afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.Për një funksionim sa më normal e të plotë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duhet të miratojë sa më parë Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e KQZ-së[2], afati për miratimin e së cilës ishte data 26 Dhjetor 2012.Sërish, Koalicioni tërheq vemëndjen në lidhje me marrjen sa më parë të masave për realizimin e teknologjisë së re informative në Zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2013, të cilat sipas afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor janë tejkaluar e shkelur në mënyrë flagrante, madje deri tani nuk ka asnjë vendimarrje në lidhje me këtë proces shumë të rëndësishëm.Koalicioni thekson, se suksesi i zbatimit të teknologjisë së re informative, pavarësisht se nuk ka impakt të drejtëpërdrejtë në rezultatin e procesit të ardhshëm zgjedhor, është një test shumë i rëndësishëm për aplikimin ose jo të kësaj teknologjie në të gjithë vendin në zgjedhjet e rradhës të vitit 2015.Duke vlerësuar maksimalisht rëndësinë e procesit të hartimit të listave të zgjedhësve si dhe rëndësine e transparencës së plotë që duhet të ketë ky proces, Koalicioni i bën thirrje KQZ-së që të nisë sa më parë mbikqyrjen e hartimit të këtyre listave sikundër parashikohet në nenin 61 të Kodit Zgjedhor, madje e konsideron të vonuar këtë proces.KQZ duhet të miratojë sa më parë aktin normativ për rregullimin e veprimtarisë së auditëve teknicienë për listën e zgjedhësve dhe SEV (Sistemin Elektronik të Verifikimit) si dhe të marrë sa më parë vendim për emërimin e këtyre dy auditëve teknicienë brenda afatit të parashikuar të 3 Janarit 2013[3].Në përfundim Koalicioni inkurajon Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të kërkojë mbështetjen e të gjithë aktorëve institucionalë për të përmbushur në mënyrë të plotë të gjitha detyrimet e kërkuara në zbatim të ligjit, për zhvillimin e një procesi zgjedhor ligjor, të drejtë e të ndershëm.