Gratë në fshat njësoj si 100 vjet më parë, kontribut vetëm në punët e krahut

Emancipimi i gruas është një temë mjaft e diskutuar e megjithatë në një konferencë për rolin e gruas rurale në zhvillimin e shoqërisë zbulohet një realitet i trishtë.Kontributi i tyre i vetëm mbetet kryesisht në punë krahu dhe këto shpesh të rënda. Tatjana Dishnica, drejtoreshë në Ministrinë e Bujqësisë sjell një panoramë të gjendjes së grave që jetojnë nëpër fshatra.Sipas raportit të publikuar nga Agjensia e Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në Shqipëri rreth 89 përqind e grave në zonat rurale merren me punë në bujqësi dhe shumë pak prej tyre ushtrojnë një aktivitet apo janë sipërmarrëse.Në këtë kuadër në këtë aktivitet u ndanë edhe çmime për ato gra që kanë krijuar një biznes në zonat rurale.