Gazeta e pavarësisë, "Përlindja e Shqipëniës" ekspozohet elekronikisht

Si një dhuratë ndërkombëtare në këtë fundvit publikohet për herë të parë botimi jubilar elektronik, "Perlindja e Shqipëniës".Gazeta e parë nën kujdesin e qeverisë së Vlorës, e botuar në periudhën 1913-1914, e cila shërbeu si një organ për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, ndodhet e ekspozuar për të gjithë kuriozët në Biblotekën Kombëtare.Ministri i MTKRS, Aldo Bumçi, vlerësoi arritjen e bashkëpunimit mes biblotekës kombëtare dhe asaj të Kosovës, mbi të gjitha të portalit albanologjik.Problematikat e themelimit të shtetit shqiptar paraqiten hapur te ekzemplarët e përzgjedhur për tu ekspozuar. "Perlindja e Shqipëniës" është i pari botim i viteve të pas shpalljes së pavarësisë, i cili ndodhet në mënyrë elektronike dhe është botuar si simbolikë në numër të kufizuar.