Meta kritikon politikën: Zbusni gjuhën armiqësore ndaj biznesit
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka tërhequr vëmenjen ndaj politikës që të zbusë gjuhën armiqësore ndaj biznezit. Duke folur në rrethin e Lushnjës gjatë takimit me strukturat e LSI në Krutje, Meta tha se Qeveria dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për krijimin e një klime inkurajuese për biznesin, pasi sipas tij përpjekja për të shtrirë konfliktin politik edhe te biznesi dëmton interesat e vendit.“Duhet të rrisim dhe fuqizojmë skemat mbështetëse për prodhimet bujqësore. Duhet të mbrohen prodhimet shqiptare nga konkurrenca e pandershme e produkteve të huaja” theksoi më tej Meta.Duke iu referuar procesit të integrimit të vendit, Kreu i LSI deklaroi se e ardhmja europiane e shqiptarëve po mbahet peng nga kokëfortësia dhe ankthet elektorale. Nisur nga kjo, Meta deklaroi se LSI e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë ata që kanë parësore interesat e vendit, integrimin, gjallërimin dhe jo asfiksimin e vendit.Numri një i LSI, Ilir Meta, tha se duhet të ecim më shpejt drejt integrimit duke ngritur ura bashkë-punimi dhe jo mure.