Berisha: Rama bllokoi statusin. Ruçi: Ti je shkaktari për mosmarrjen e statusit

Kryeministri Berisha ka bërë sot bilancin e punës së Kuvendit gjatë këtij sesioni parlamentar.Ndërsa ka paraqitur si arritje heqjen e imunitetit, reformën zgjedhore, zgjedhjen e presidentit të ri dhe miratimin e disa kodeve, kryeministri Berisha sërish akuzoi opozitën për bllokimin e statusit të vendit kandidat pasi nuk miratoi 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli."Shpreh vlerësimin tim për votimin e reformave të mëdha por edhe historike në Parlamentin shqiptar gjatë vitit që lëmë pas siç ishte heqja e imunitetit për zyrtarët ka bërë Shqipërinë në këtë aspekt një vend me civilitet të lartë. Refoma zgjedhore përbën një sukses të madh dhe jo se ligji që u ndryshua kishte probleme pasi ai ishte i standarteve më të mira por ju garantoj se çdo mandat do ndryshojë sepse humbësi fillon dhe grindet me ligjin dhe prandaj s`mbetet alternativë tjetër përveçse ndryshimi i tij çdo katër vjet" tha Berisha."Parlamenti i dha popullit dhe vendit një president me dinjitet, integritet, atdhetari dhe përkushtim të shkëlyqer.Parlamenti iu dha institucioneve të tjera me votën e tij personalitete të shkëlqyera dhe shumë premtuese. Parlamenti voti një seri ligjesh kodesh dhe ligjesh të cilat bënë të mundur një vendim histori të KE-së i cili rekonadoi Këshillit të ministrave të BE-së dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë me kusht që të votohen këto ligje që prej shumë muaj presin të bllokuar me qëllim përdorimin e tyre si mur për bllokimin e procesit të integrimit nga kreu i opozitës së sotme" vijoi më tej Berisha.Kreu i qeverisë theksoi se bllokimi që opozita i bëri statusit të kandidatit nuk ka ndodhur kurrë në historinë e BE-së."Kurrë ndonjëherë një lider i opozitës nuk ka guxuar të ngrihet ndaj interesave jetike të popullit të tij, për të bllokuar 3 ligje, për të bllokuar procesin e integrimit. Për muaj të tërë ju dëgjuat se dhënia e statusit do të lidhej me zgjedhjet por zgjedhjet e 2009-ës ishin si zgjedhje që përmbushën standartet dhe nuk lejuan që statusi të lidhej me zgjedhjet. Natyrisht hapja e negociatave është lidhur me zgjedhjet por jo statusi” tha Kryeministri.Sipas Berishes, u duk qarte se Fieri ishte vetem nje pretekst per te bllokuar statusin.“Pasi paraqiti Fierin si pretekst tjetër, që nuk ia përligji as edhe një njeri i vetëm, fajëson Gramozin, u thotë të huajve se nuk më lejon Gramozi. Absolutisht e shumëzon me zero sa herë do, pasi i kanë thënë në sy, jo një por disa përfaqësues ndërkombëtar, përgjigja e tij është për mua Gramozi ekziston. Këto janë muhabete që kanë të bëjnë me ëndrrën e cdo shqiptari, nuk kam asgjë personale. Këto tre ligje nuk votohen dhe mbahet muri, demokracia kjo është është për tu mësuar, zgjedhjet po vijnë, jam i bindur që shqiptarët do përdorin votën për ta fshirë nga faqja e dheut atë mur dhe për të ecur drejt Evropës të sigurtë si e meritojnë”- tha ai.

Kryeministri Berisha akuzoi opozitën se nuk ka votuar asnjë prej ligjet që bënë të mundur zhvillimin e vendit.
"Është e mjerë që ai krahu tjetër që pretendon për socializëm  por që gjatë qeverisjes së tij ndërtoi heptokracinë më të madhe në Europë nuk votoi asnjë nga këtro ligje që bënë të mundur ngjitjen  e Shqipërisë  në  një vend të pakrahasueshëm më parë. Më gjeni një vend tjetër që ka ndërtuar shtëpi dhe banesa për 1 mijë banorë më shumë se çdo komb tjetër në 30 vite.  Lexoni statisikën e banesave.  Mos mohoni realitein sepse këto janë vepër e  qytetarëve shqiptarë” shtoi Berisha.Ndërsa i është referuar sërish festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe idealit kombëtar, kryeministri Berisha kërkoi nga deputetët të votojnë rezolutën "Të bashkohemi me njëri-tjetrin të bashkohemi me Europën"."Ideali kombëtar është ideali suprem. Të bëjmë gjithçka të çojmë përpara këtë proces në kuadër të integrimit të vendit në Europë. Shqiptarët në 100-vjetor vërshuan nga të katër anët për tu krenuar, për të festuar 100-vjetorin e Shqipërisë, 100-vjetorin e pavarësisë së këtij vendi pa të cilin s`mund të kishte asnjë zhvillim tjetër për shqiptarët kudo në botë. Është e domosdoshme që ky mesazh të lexohet dhe me guxim jashtë çdo lloj atavizme Parlamenti të marrë një vendim historik për platformën "Të bashkohemi me njëri-tjetrin të bashkohemi me Europën" tha Berisha.Ruçi-Berishës: Je ti shkaktari për mosmarrjen e statusitDuke folur në Kuvend, Ruçi theksoi se statusi i kandidatit nuk u refuzua për shkak të opozitës por si pasojë e politikës së gabuar të tij.“Sa mirë do ishte zoti kryeministër që ti vërtetë jo vetëm ta kishe hequr imunitetin, por të kishte veprim konkret që të fliste me shembuj konkretë për luftën kundër korrupsionit që është plaga më e rëndë në qeverinë tënde. Sot e kësaj dite, prokurorët shqiptarë veprojnë sipas kodit të procedurës që sot e kësaj dite se ka ndërruar. E quani fitore zgjedhjen e presidentit, këtu i dhe përgjigjen e parë dhe të fundit BE për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat dhe opozita gjatë procesit të konsultimeve të presidentit, ai që ti e ke për shumë qejf ti zësh emrin në gojë sa herë të del mikrofoni, Edi Rama të propozoi në tryezë për një president konsensual. Ti e refuzove, je ti shkaktari dhe jo bllokatori që e quan opozitën dhe liderin e vet" tha Ruçi."E quan fitore të madhe atë që ka vendosur Parlamenti për institucionet kushtetuese por kjo është humbja më e madhe pasi kjo është e vendosur në mënyrë të njëashme pasi ti i ke kapur institucionet kushtetuese. Si rezultat i kësaj politike të gabuar që ke bërë i quan sukse të mëdha këto reforma. Nëse do të kishe bërë reforma sot nuk do ishim në krizë, nuk do të risnim borxhin nëse vërtet do të kishe bërë reformë. Si rezultar e mosbërjes së këtyre reformave sot jemi në krizë” shtoi Ruçi.Gjithashtu Ruçi i cilësoi si dështime të qeverisë privatizimin e CEZ-it, të ARMO-s dhe Albpetrolit.“CEZ-in po e përzë apo të ikën. Ky është një privatizim i dështuar për interesa politike për të shpejtuar  dorëzimin e kërkesës për statusin që sot e tre vjet nuk e merr. Armo e cila një grabitje kombëtare dhe Albpetroli një mashtrim klasik që ike bërë opininit publik” tha Berisha.Duke iu përgjigjur akuzës për Fierin, Ruçi e cilësoi atë një diversion dhe flluskë sapuni.“E ke bërë këtë diversion nuk të shkon. Ai është qëndrim unik i grupit e strukturave të PS, as i Ramës e as Gramozit.  Nuk ma ha mendja që të ketë ndërkombëtar që të jetë pro shkeljes së ligjit, nuk është thjesht çështje e qarkut, por e moszbatimit të ligjit”- tha ai.