Plagosi me thikë 37-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Një person është arrestuar nga policia e Fierit për vrasje të mbetur në tentativë. 19-vjeçari, Marjo Rama, ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se një ditë më parë, rreth orës 03:00 ka plagosur me thikë për motive të dobëta, shtetasin E.G., 37 vjeç, i cili gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.Ndërkaq policia e Fierit gjithashtu ka nisur proçedim penal për shtetasit P. Osmani, A. Rama dhe M. Dimo, të cilët akuzohen për plagosje. Tre të akuzuarit kanë plagosur lehtë shtetasit M.G., L.G. dhe H.G.