Nishani, Medalje mirënjohjeje personaliteteve për veprat e 100-vjetorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2012, 15:01
Në një atmosferë festive, personalitete nga fusha të ndryshme të cilë kontribuan me veprat e tyre enkas në 100-vjetorin e pavarësisë u dekoruan nga president i Republikës Bujar Nishani me Medalje Mirënjohjeje.Kreu i shtetit vlerësoi punën e historianëve, autorëve, krijuesve dhe studiuesve të shumtë për prezantimin real të vlerave kulturore të periudhave historike dhe të traditave shqiptare duke i nxitur edhe më tej në punën e tyre.Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Ministri i Kulturës Aldo Bumçi, Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha , Princ Leka si edhe personalitete të tjera të njohura.