Rama në Twitter: Berisha jeton në një botë tjetër
Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Tëitter në lidhje me deklaratat e kryeministrit në sallën e Parlamentit.Sipas kryesocialistit Rama, kryeministri jeton në një botë tjetër të ndrshme nga ajo ku jetojnë shqiptarët.“KM jeton në një botë tjeter ku ka punësim për të gjithë,ku paraja nuk mungon në asnjë shtëpi e ku për investimet e huaja është parajsë. Në atë botë ka veç një problem:Opozita!Gjithcka tjetër për zili: Rrogat, pensionet, çmimet, prodhimet, rendi, shërbimet...Ah të mos qe opozita!” shkruan Rama.Sipas tij, kryeministri Berisha u kërkon shqiptarëve të votojnë në qershor botën e tij dhe jo botën e tyre.“Prandaj dhe KM u thotë shqiptarëve në qershor votoni për botën time jo për botën tuaj! Mbyllni sytë dhe fluturoni pas meje larg” shkruan më tej Rama.