Meta: Zgjedhjet e 23 qershorit të jenë model i qytetërimit evropian

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar se në zgjedhjet e 23 qershorit duhet të tregohet një model evropian.Gjatë një vizite në qarkun e Fierit ku është takuar me  strukturat e partisë në Ndërmenas, Meta ka theksuar se shqiptarët do të votojnë ato forca politike që punojnë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.“Dita e 23 qershorit duhet të jetë modeli i qytetërimit evropian për shqiptarët.  Jam i bindur që shqiptarët do të votojnë forcat politike që duan integrimin evropian” tha Meta.Gjithashtu Meta ka kërkuar nga politika të lënë mënjanë konfliktet dhe të bashkëpunojnë për interesat e vendit.“Interesat e vendit nuk mund të jenë peng i politikës  por ato duhet të prevalojnë mbi ato të partive politike  Nuk mund të ndërtohet një Shqipëri evropiane mbi themelet e një politike konfliktuale” theksoi Meta.