Komiteti shtetëror për kultet, drekë për drejtuesit e bashkësive fetare

Harmonia dhe bashkëjetesa shembullore fetare që karakterizon vendin është demostruar edhe në drekën e shtruar nga Komiteti shtetëror për kultet ku janë mbledhur sëbashku për të festuar drejtuesit më të lartë të bashkësive fetare në Shqipëri.I pranishëm në këtë ceremoni, President i Republikës Bujar Nishani, vlerësoi harmoninë e vëllazërimit të shqiptarëve të të gjitha besimeve, si një nga vlerat unikale të popullit tonë ndër vite.Në ketë ceremoni ishin të ftuar edhe kryetarët e grupeve Parlamentare të PD Astrit Patozi dhe PS Gramoz Ruci të cilët nuk kanë qenë prezent për shkak të angazhimeve në parlament.Gjithashtu në ceremoninë festive ka munguar edhe Ministri i Kulturës Aldo Bumçi.