KQZ anullon mbledhjen e thirrur nga anëtarët e PS: Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe Rregulloren
Shtyhet mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, e planifikuar për tu mbajtur pasditen e sotme. Në një deklaratë për mediat KQZ-se deklaron se mbledhja e thirrur per sot nga dy anetaret e PS, eshte ne kundershtim me Kodin Zgjedhor dhe Rregulloren per organizimin dhe funksionimin e KQZ-se.“Ne nenin 22 te Kodit Zgjedhor eshte percaktuar se mbledhjet e Komisionit mund te thirren nga kryetari ose te pakten dy anetare te tij. Ne zbatim te kesaj dispozite dy anetare te KQZ-se kane ushtruar te drejten per te thirrur mbledhjen duke percaktuar njekohesisht edhe rendin e dites. Referuar nenit te sipercituar dhe Rregullores per organizimin dhe funksionimin e KQZ-se, konstatojme se edhe pse e drejta e dy anetareve per te thirrur mbledhjen e KQZ-se eshte nje e drejte e ligjshme, kjo kerkese duhet te ndjeke proçeduren e parashikuar ne nenin 19 pika 2, 3 dhe 4 te Rregullores se KQZ-se”.“Ne rregulloren e KQZ-se eshte parashikuar qe, kur kerkesa per thirrjen e mbledhjes behet nga dy anetare materialet e mbledhjes i dergohen Drejtorive perkatese per plotesime dhe rregullime te karakterit formal dhe ne çdo rast i dergohen Drejtorise Juridike. Sekretari dhe Drejtorite perkatese pas marrjes se kesaj kerkese dhe shqyrtimit te materialeve, duhet te japin pergjigje jo me vone se tre dite nga marrja e tyre. Pas permbushjes se kesaj proçedure, thirresit e mbledhjes nenshkruajne relacionin dhe ja dergojne materialet perkatese per rendin e dites Sekretarit te Pergjithshem se bashku me aktin e thirrjes se mbledhjes. Ne rastin konkret, kjo proçedure nuk eshte ndjekur nga thirresit e mbledhjes, pasi kerkesa per thirrjen e mbledhjes eshte depozituar ne oren 16.00, te dites se merkure dhe njoftimi per mbledhje eshte bere per diten e sotme. Duke qene se ky material eshte shperndare diten e sotme, drejtorite perkatese nuk kane patur ne dispozicion kohen e mjaftueshme per te dhene mendimin e tyre dhe ne keto kushte keto materiale nuk jane vene ne dispoziocion te anetareve te KQZ-se” thuhet më tej në deklaratë.Në përfundim KQZ thekson se duke gjykuar se kjo mbledhje eshte thirrur ne shkelje te procedures se pershkruar me siper dhe anetaret e KQZ-se nuk disponojne materialet, objekt i kesaj i mbledhjeje, kjo mbledhje nuk mund te zhvillohet.Ndërkaq mbledhja e zyrtare e rradhes e KQZ-se eshte njoftuar per diten e neserme në oren 13.00, ku pervec çeshtjeve te tjera jane parashikuar per tu trajtuar edhe çeshtjet e mbledhjes se kerkuar nga dy anetaret.Një ditë më parë nënkryetari i KQZ, Denar Biba lajmëroi thirrjen e mbledhjes për ditën e sotme. Temë kryesore e kësaj mbledhje pritej të ishte nisja e procedurave për projektet e teknologjisë për zgjedhjet 2013, si dhe emërimi i auditeve të KQZ pranë Ministrisë së Brendshme.