Familjet e policëve të vrarë, Ministri Noka premton më shumë mbështetje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2012, 16:37
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit festojnë festat e fundvitit sëbashku me fëmijët e 191 policëve të vrarë ndër vite.Policia e Shtetit i ka krijuar mundësinë edhe këtyre fëmijëve të festojnë pavarësisht mungesës së madhe të figurës atërore.Për drejtorin e policisë, Hysni Burgaj, sakrifica e tyre është e madhe, prandaj politikat mbështetëse për këtë kategori nuk do të mungojnë.Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ku përvec urimeve premtoi dhe garantoi mbeshtetje për familjarët e policëve të rënë.Pas fjalëve përshëndetëse të Ministrit dhe Drejtorit të policisë fëmijët kishin përgatitur një program festiv.