Mjedis më të pastër në 2012, Ministria bën bilancin e suksesit

Ministria e mjedisit bën bilancin e saj për vitin që po lëmë pas. Për drejtorin e kontrollit të mjedisit në këtë dikaster, Alfred Deshati, viti 2012 mund të quhet i sukseshëm.Puna e bërë nga të gjitha inspektoriatet kanë bërë të mundur një ambjent më të pastër e më të qetë për të gjithë qytetarët.Deshati në fjalën e tij shprehu se të njëjtat politika do të ndiqen edhe në vitin që vjen,ku do të kërkohet më teper nga institucionet vendore.Gjatë vitit 2012 Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë disa aksione, ku më kryesorët ka qenë ai i ndotjes akustike. Ndërsa debat të fortë gjtë këtij viti ka patur për ligjin e importit të plehrave.