Çmimet e fruta-perimeve, Bashkia-qytetarëve: Janë të qëndrueshme

Vazhdojnë inspektimet në prag të këtij fundviti për çmimet dhe cilësine e produkteve të tregjeve ushqimore në Tiranë.Drejtori i Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Geron Ibrahimi, pas një inspetimi te Pazari i Ri pohoi se ka rritje të çmimeve të mallrave të importit, por theksoi se në përgjithësi çmimet janë të qëndrueshme.Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë një kontrolli në tregun e Don Boskos për cilësinë dhe kushtet e tregtimit të produkteve ushqimore, u bëri thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë produktet të cilat tregtohen në vende të papërshtashme.