Sekuestro pasurisë së Elton Deliut, janë të ardhura nga aktivitete kriminale
Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka urdhëruar vendosjen e sekuestros preventive për pasuri të llojeve të ndryshme, të cilat arrijnë shifrën totale rreth 3 milionë euro, të dyshuara se janë krijuar nga aktivitetet e paligjshme të shtetasit Elton Deliu (Çaushi), i ekzekutuar në Tiranë më 27.12.2008.Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë dhe pas veprimeve paraprake, ka regjistruar procedimin penal nr.4737, viti 2012, për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.Nga informacioni i referuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë dhe nga verifikimet e kryera në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në banka të nivelit të dytë, si edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, rezulton se, në emër të shtetasit Elton Deliu, si edhe të disa personave të afërm me të (të rrethit familjar dhe shoqëror), janë të regjistruara pasuri, të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohen si të prejardhura nga aktiviteti i kriminal i shtetasit Elton Deliu. Në emër të tij, figurojnë si më poshtë:1. 10.000 m2 sipërfaqe toke në Tiranë2. 3 lokale në Tiranë (2 në rr. Myslym Shyri dhe 1 në rr. e Dibrës)3. 3 apartamente në Tiranë dhe 1 vilë në Durrës4. 4 automjete, njëri prej të cilëve furgon i blinduarKëto pasuri administrohen nga shtetasit A.Musaraj dhe A.SakoGjithashtu, janë evidentuar pasuri të dyshuara si të prejardhurave nga aktiviteti i shtetasit Elton Deliu, të regjistruara në emër të shtetasve F.Deliu, A. Musaraj dhe A.Sako, të cilët kanë pasur lidhje të afërta me të.Në emër të shtetases F.Deliu, e cila është e ëma e Elton Deliut, e ekzekutuar në të njëjtën ditë me të birin, rezultojnë të regjistruara:1. 12.300 m2 sipërfaqe toke në Durrës2. Llogari në dy banka, nëpërmjet të cilave ka kryer gjatë vitit 2008 transaksione në vlerat 650.000 euro dhe 954.000 USDNë emër të shtetases A.Musaraj, rezultojnë të regjistruara:1. 2 automjete2. 5000 m2 sipërfaqe toke, të cilat rezultojnë të regjistruara në ZRPP në emër të shtetasit A. Sako, por që i kanë kaluar me kontratë shitje shtetases A.Musaraj.3. Aktivitet privat person fizik (lokal), debitor pranë organeve tatimoreNë emër të shtetasit A.Sako, rezultojnë të regjistruara:1. 3 automjete2. 1 apartament3. 2400 m2 sipërfaqe toke4. Aktivitet privat person fizik (lokal), i rregullt në pagesën e detyrimevePër të gjitha këto pasuri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive.