Kuvendi mban seanën e fundit për këtë vit

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e fundit plenare për vitin 2012, për t`u rikthyer sërish në muajin Janar.Në rendin e ditës të seancës së sotme plenare janë vendosur një sërë ligjesh si kalendari i Statistikave Zyrtare, projektligji për prokurimet publike, marrëveshja për bashkëpunim në transportin hekurudhor mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe ndryshimet në ligjin "Për peshkimin".Gjatë diskutimeve të projektligjit për peshkimin, deputeti i PS-së Eduard Shalsi theksoi sektori i peshkimit është në një situatë të mjerueshme ndërsa shtoi se qeveria nuk e merr me seriozitet këtë sektor.Kuvendi i Shqipërisë gjatë këtij sesioni parlamentar nuk arriti  të miratojë tre ligjet e kërkuara nga Brukseli duke bërë që  Shqipëria të mos marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.