Universiteti S&P Qirjazi, diplomohen studentët e ekonomikut
Rruga e gjatë 3-vjecare e studimeve për studentët e Fakultetit ekonomik në Universitetin “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi” është finalizuar me ceremonine e diplomimit për nivelin e parë Bachelor, me hedhjen e fundit të kapeleve dhe marrjen e diplomave, duke deshmuar mbylljen me sukses të njohurive të marra fale stafit të specializuar akademik në këtë Fakultet që mbart vulat e dy figurave kaq të shquara që kanë dhenë kontribut ne historinë, edukimin dhe kulturën e vendit.Në përshendetjen e tij rektori i këtij univesriteti, Stefan Qirici, tha se rruga e dijes nuk përfundon këtu.Ndersa në fjalen e tij, prof.Ahmet Ceni, tha se studentët që diplomohen duhet të jenë krenarë për diplomën e marrë, pasi ajo është e njohur edhe në nivel ndërkombëtar.Ceremonia e diplomimit është shoqëruar edhe nga e ftuara speciale, Ina Kosturi, mbesa e një prej studentëve të para të këtij Univeristeti në fillimet e saj.Per studentët më të mirë janë shpërndarë edhe Certifikata Nderi. Universiteti Motrat Qiriazi është një shkollë gati 100-vjecare dhe 90% e studentëve që kanë dalë nga këto auditore janë të punësuar në tregun e punës.