Ministri Ruli në Korçë: Do mbështesim prodhimin vendas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2012, 11:38
Prodhimi vendas do të vazhdojë të ketë vëmendjen e Ministrisë së Bujqësisë, duke akorduar fonde mbështetëse për të. Nga Korça ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, u shpreh se falë subvencioneve që akordohen nga ky dikaster kanë përfituar një numër i madh biznesesh.Ministri Ruli vizitoi një fabrikë të prodhimit të qumështit në zonën e Zemblakut në Korcë dhe shtoi se këto 5 vite është dyfishuar numri i këtyrë stabilimenteve.Vendi ynë arrin të prodhojë rret 1 milion e 200 mijë ton qumësht në vit. Por ky prodhim ka ende një sfidë përpara, ajo e mbërritjes tek konsumatori, arsye kjo që lidhet edhe me mënyrën se si funksionon tregu në Shqipëri.