Krimi makabër, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e kokës së 18-vjeçares

Policia e Durrësit ende nuk mundur të gjejë kokën e vajzës 18-vjeçare që u gjet një ditë më parë e masakruar në Xhafzotaj.Ekspertët të policisë lokale të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, kanë vijuar kërkimet gjatë gjithë natës por pa sukses.Deri tani janë shoqëruar në komisariat dhe janë marrë në pyetje më shumë se 20 persona, familjarë dhe të njohur, por nuk është zbuluar asnjë detaj për autorin e mundshëm të ngjarjes makabre.Sipas hetimeve të para të policisë, 18- vjeçarja që kishte kryer shkollën e mesme në Medresenë e Durrësit, nuk ishte e përfshirë në ndonjë konflikt, ndërsa edhe familja e saj ka mohuar ndonjë konflikt të mundshëm me persona të tjerë.Policia po heton disa pista të mundshme, ndërsa po kontrollohen edhe tabulatet telefonikë. Krimet e rënda kanë marrë në dorë hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë që ka tronditur gjithë opinonin publik.Aishe Vata, jetonte me të atin, gruan e tij dhe 6 motrat dhe vëllerëzit. Sipas shoqeve të shkollës, ajo ishte një nxënëse shembullore dhe kishte fituar shkollën e lartë për infermieri. Ndërkohë mësohet se rreth orës 15:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e varrimit të 18-vjeçares Vata.