Niset për në Afganistan kontigjenti shqiptar OMLT 3

Niset për në Afganistan kontigjenti shqiptar OMLT 3. Për të përcjellë trupat e OMLT-së ishin të pranishëm ministri i mbrojtjes Arben Imami, amabsadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu si dhe krerë të lartë të ushtrisë.Në fjalën e tij, ambasadori amerikan vlerësoi kontributin e kontigjentit shqiptar në misionet paqeruajtëse duke shtuar se Shqipëria ka dhënë një kontribut të veçantë për paqen dhe stabilitetin në rajon.Ndërsa ministri Arben Imami theksoi se ushtria shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë në misionet paqeruajtëse ndërsa theksoi se do të rritet edh kapaciteti I forcave të armatosura në këto misione."Jemi krenarë të dërgojmë një mision të përbashkët në Afganistan. Ushtarët tanë i kanë përmbushur me sukses misionet dhe jemi të sigurtë edhe për suksesin e këtij misioni për shkak të përgatitjes së madhe" tha Imami.Ndërkohë kontigjenit shqiptar do të kryejë misionin OMLT (trajnues) në Kabul, në kuadër të kontributit në Forcën Ndërkombëtare të Asistencës dhe Sigurisë (ISAF) të NATO, në Afganistan.