Franca e Belgjika kthejnë 48 shqiptarë pa viza, policia franceze: S'tolerojmë

Tiranë –Janë kthyer sot në aeroportin e Rinasit, 48 shqiptarë të kapur në vendet e zonës “Shengen” në shkelje të afatit të qëndrimit.Ka qënë policia shqiptare dhe ajo franzece, në bashkëpunim me Agjensinë Europiane “Frontex” që kanë sjellë në Rinas, 44 meshkujj dhe 4 femra, që qëndronin në mënyrë të parregullt: 31 prej tyre në Francë, 9 në Belgjikë dhe 8 në Finlandë.Policia e Shtetit ka njoftuar se në kuadër të një operacioni të përbashkët me Agjencinë Europiane “Frontex” dhe autoritetet ligjzbatuese franceze, sot u realizua kthimi i 48 shtetasve shqiptarë, me qëndrim të parregull në vendet e BE-së.Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë,  Altin Qato, që priti shqiptarët e kthyer në Aeroportin e Rinasit, iu kërkoi atyre të mos abuzojnë me liberalizimin e vizave, duke kërkuar azil në këto shtete.Ndërkohë, Oficeri Ndërlidhës i Policisë Franceze në Shqipëri, Jean Louis Jaquinet, evidentoi bashkëpunim shumë të mirë ndërmjet tri policive për të kthyer të gjithë shtetasit, që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në hapësirën Shengen sidomos ata që janë përsëritës.Ai theksoi faktin se të gjithë këta shtetas duhet ta kuptojnë, që ne nuk do ta tolerojmë këtë situatë qëndrimi, që një minoritet shumë i vogël shtetasish, shkelin rregullat e qëndrimit në hapësirën Shengen dhe prishin imazhin e Shqipërisë, ata do të dëbohen.ar.sh/Oranews.tv