Pirro Dhima kërcënohet pas sherrit me deputetët e Agimit të Artë

Athine- Pirro Dhima, deputeti himariot i cili në parlamentin grek përfaqëson PASOK është kërcënuar.Deklarata është bërë nga vetë deputeti në një postim në facebook një ditë pas një seance të ndezur në Parlament, ku u hoq imuniteti për 3 deputetë të Agimit të Artë.Dje, gjatë debatit deputeti neonazist, Nikos Mihos, kërcënoi fizikisht deputetin e pavarur Petro Cacopulos. Në këtë moment Dhima ndërhyri duke iu drejtuar neonazistit me zë të lartë të që bënte prapa “Mos guxo të bësh asnjë hap tjetër".Ky veprim është vlerësua shumë edhe nga ministri I Shëndetësisë, Adonis Georgiadis i cili në një postim në Tëitter u shpreh "madhështori nga Himara shpëtoi nderin duke parandaluar ndërhyrjen” shkruante ai.Por në mbrëmje Pirro Dhimas përmes një postimi në facebook shkruante se nuk kishte frikë as nga kërcënimet. Madje kujton se ishte rritur në një regjim komunist si ai I Enver Hoxhës dhe është mësuar të përballet me të dhe të mos fshihet."Unë nuk i trembem askujt dhe asnjë kërcënimi. Kjo është arsyeja pse unë jam në parlament, që most ë ketë frikë asnjë grek i rritur apo fëmijë. Unë u rrita në një regjim ku frika kultivohej në mënyrë sistematike. Unë kam mësuar që fëmijë që të përballem me të dhe të mos i fshihem. Dhe sa për baltën e anëtarëve të "Agimit të Artë" - që tashmë kam filluar të marrë në internet-është për mua medalje. Demokracia nuk është subjektive dhe patriotizmi nuk peshohet.... " shkruante Pirro Dhima ne facebook.