Kosovë, sondazhi nxjerr fituese Partinë Demokratike me 31.2% të votave

Kosovë - Teksa kanë mbetur edhe dy ditë për zgjedhjet në Kosovë, një tjetër sondazh ndërkombëtar i publikuar nga mediat e Kosovës, vendos Partinë Demokratike të Kosovës si fituese të garës së 8 Qershorit dhe “orkestruese” të skenës së ardhshme politike në Kosovë.Sondazhi, i realizuar në fund të muajit maj, e pozicionon PDK-në me 31.2% apo 5.7% më shumë se partia e dytë që është Lidhja Demokratike e Kosovës .Partia e Isa Mustafës, sipas këtij sondazhi, në zgjedhjet e 8 Qershorit pritet të ketë 25.5% të votave të përgjithshme.Në vendin e tretë renditet Lëvizja Vetëvendosje me 14.3%, kurse Aleanca Kosova e Re pozicionohet si forcë e katërt në vend me 9%.Pas partisë së Behgjet Pacollit vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8%.Iniciativa Qytetare e themeluar nga ish-zyrtarët e lartë të PDK-së, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, sipas këtij sondazhi, nuk do të mund ta kalojë pragun zgjedhor prej 5%. Nisma pritet të ketë jo më shumë se 2.5% te totalit te votave.Sipas këtij sondazhi, 4.9% do të marrin partitë e vogla, ndërsa 4.6% e mbetet e papërcaktuar deri në ditën e votimit, i quajtur ndryshe elektorati gri.Ndërkohë, fushata vijon dhe të dielën kosovaret do të përcaktojnë qeverine e re e cila do te qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme. ar.sh/Oranews.tv