Benzema : Dua të qëndroj në Madrid
Karim Benzema është përmendur shpesh si një futbollistët që do të sakrifikohet nëse tek Reali mbërrin një sulmues tjetër i kalibrit të lartë. Arsenali, Manchester United, PSG dhe Interi janë klubet që kanë shfaqur më shumë interes për francezin, madje u spekulua edh se londinezët kishin gati një ofertë prej 36 milion eurosh për numrin 9-të të madrilenëve.
Deri më sot futbollisti i kombëtares së Francës nuk kishte reaguar ndaj spekulimeve që e donin larg Kampionëve të Europës por gjatë një interviste për mediat franceze ai ka qartësuar qëndrimin e tij. “ Në Madrid ndjehem si në shtëpinë time. Kam gjetur qetësinë që më mungonte.Jam krenar që luaj për Reali-n sepse është klubi më i madh në botë, dhe nuk kam ndërmend të largohem.”- theksoi Benzema duke konfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar në “ Santiago Bernabeu “.
Francezi zhvilloi një sezon mjaft të mirë duke qënë shpesh vendimtar për skuadrën e Carlo Ancelottit. Ai ishte një ndër protagonistët në sukseset e madrilenëve këtë sezon dhe një pjesë e meritës që Reali sot është kampione e Europës sigurisht që i shkon Karim Benzemas.