Barcelona në gjurmët e Higuain

Barcelona është vënë pas shumë futbollistëve për të plotësuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes sportive katalane El Mundo Deportivo është shfaqur një emër të ri për sulmin e skuadrës së trajnerit të ri, Luis Enrique. Barcelona është e interesuar për transferimin e sulmuesit të Napolit, ish anëtarit të Real Madridit, Gonzalo Higuain. Futbollisti argjentinas iu bashkua Napolit nga Real Madrid gjatë verës së vitit të kaluar me një vlerë prej rreth 40 milionë euro. Ai kaloi një sezon pozitiv në San Paolo, por duket sedo të largohet shumë shpejtë nëse Napoli shpreh gatishmëri për shitjen e tij, dhe oferta e Barcelonës kënaq klubin italian si dhe futbollistin në fjalë.

Presidenti I realit, Fiorentino perez bëri një gabim të madh kur la të largohej Samuel Eto, ndërkohë që situate duket e ngjashme eddhe për Higuain që u largua sepse nuk u vlerësua si duhet nga galaktikët.

Higuain do të ishte 9-ta e duhur për sulmin e Luis Enrikes. Argjentinasi luan mjaftë mirë me të dyja këmbët dhe me kok.  Një avantazh për ët mbyllur tratativat është se ai aktivizohet së bashku me pleshtin me kombëtaren e Argjentinës ndaj do të jetë e thjeshtë për ta bindur. Gjatë këtij seoni Higuain ka shënuar 17 gola në kampionat, 4 në Champions dhe 2 në Kupën e Italisë. Opsione të tjera për sulmin e Barcelonës janë edhe Sergio Aguero e Fernando Llorente. Sulmuesi I Sitit është I vështirë për tu arritur dukeparë edhe vlerën e kartonit si dhe konkurrencën e ashpër me realin e madridit që ka tentuar për ta blerë duke I ofruar edhe 60 mln euro. Sa i përket Jorentes në garë për të janë shumë skuadra spanjolle ku duket se Valencia është ekipi më I interesuar.