Milani kërkon Henrique Ganson dhe Gabriel Palletën
Paulo Henrique Ganso rikthehet të jetë një prej objektivave të skuadrës së Milanit. Mediat italiane raportojnë se klubi kuq e zi i paparaqitur një ofertë klubit të Sao Paolo-s. Shifra e ofruar nuk është akoma e konfirmuar por besohet se Adriano Galliani është gati ti paguajë Sao Paolos klauzolën që e lejon lojtarin të largohet nga Brazili, më saktë Milani është gati të paguajë 23 milionë euro për shërbimet e Gansos.
Lidhja mes kuq e zinjve dhe brazilianit është e njohur prej kohësh. Milani kërkoi ta transferonte në Milano brazilianin edhe në kohën kur ky i fundit luante për Santosin, por kërkesat ekonomike që klubi brazilian kishte u cilësuan të ekzagjeruara nga klubi italian.Tashmë Milani po tenton përsëri ta sjellë 24 vjeçarin në “ San Siro “. Kontrata e Gansos me Sao Paolon përfundon në vitin 2017, ndërsa Milanit i duhet të fillojë bisedimet si me klubin po ashtu me kompaninë që zotëron 70% të kartonit të tij.
Dy objektivë të tjerë të klubit kuq e zi janë edhe dy lojtarë të Parmës të cilët gjithashtu më parë kanë qënë pranë kalimit në “ San Siro “. Ata janë Gabriel Palletta dhe Johnatan Biabiany. Mbrojtësi italo-argjentnas shihet nga Inzaghi si një përforcim mjaft i rëndësishëm përsa i përket prapa vijës duke parë që dhe bisedimet me Valencia-n për Adil Rami-n nuk po ecin ashtu si duhet. Biabiany i ka pëlqyer gjithmonë drejtuesve kuq e zi dhe në merkaton e Janari-t transferimi i tij në Milano ishte pothuajse i kryer por më pas marrëveshja me dukalët nuk u arrit ndërsa tani duket se Milani është i vendosur ta sjellë në skuadër francezin 26 vjeçar.