Miami në finalet e NBA
Miami Heat ka mposhtur mbrëmë Indiana Pacers duke kaluar në finalet e NBA për herë të 4-ët radhazi. Kampionët në fuqi mundën Indianën me rezultatin 117-92 duke u shpallur kampionë të konferencës së Lindjes dhe njëkohësisht duke fituar mundësinë për të luajtur në finalet e mëdha të NBA.
Protagonistët kryesor të triumfit të Heat-save ishin i përhershmi LeBron James dhe Chris Bosh, me nga 25 pikë secili.Skuadra e Eric Spolestra e dominoi takimin nga fillimi deri në fund duke treguar edhe një herë se kur kjo skuadër i vendos vetes një objektiv bëhet shumë e vështirë për këdo që kërkon ti ndalë.
Ndryshe nga ndeshja e kaluar kësaj radhe King James ishte në një ditë mjaft të mirë, ku përveç pikëve arriti të bënte ballë mbrojtjes së Indianës në një mënyrë të mrekullueshme.Një takim pa histori që u kontrollua nga fillimi deri në fund nga Miami. Madje në fund të dy pjesëve të para rezultati ishte 60-34 për skuadrën nga Florida. Indiana nuk arriti për asnjë moment të hynte në lojë, skuadra e Vogel dukej e dorëzuar përballë supremancisë së Heats-ave dhe me gjithë se Paul George u mundua të bënte diçka, ishte shumë pak për ti hapur probleme kampionëve në fuqi.
Tashmë Miami do të luaj për të 4-ën herë radhazi në finale ndërsa do të kërkoj triumfin e 3-të radhazi në kampionatin amerikan të basketbollit. Në finale Heat-sat do të luajnë me njërën mes Oklahomës dhe San Antonios, dy skuadrat që Miami ka mposhtur në finalet e dy viteve të fundit.