Koke : Nuk largohem nga Atletico Madrid

Një nga lojtarët më të kërkuar gjatë këtij muaji nga klubet europiane ka qënë mesfushori i Atletico Madridit Koke. Spanjolli zhvilloi një sezon të shkëlqyer me ‘ los cochoneros ‘ duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve që zotërojnë potencial të rëndësishëm ekonomik.Barcelona dhe Manchester United janë dy klubet më të interesuara për 22 vjeçarin spanjoll por ka qënë vetë lojtari që i ka premtuar besnikëri ‘ bardh e kuqve ‘

“ Jam shumë i lumtur tek Atletico. Kam qënë pjestar i këtij klubi qëkur isha fare i vogël dhe ndihem mjaft mirë këtu.”-deklaroi Koke

Më pas futbollisti i kombëtares spanjolle deklaroi :“Kam një kontratë afatgjatë me Atleticon, sigurisht më vjen mirë që për mua po interesohen disa klube të mëdha por e përsëris që jam shumë i lumtur tek skuadra ku luaj.”-theksoi 22 vjeçari

Në fund Koke foli edhe për sezonin e mrekullueshëm që skuadra e tij zhvilloi si dhe për kupën e botës që do të startojë së shpejti.“ Në zhvilluam një sezon vërtet mbreslënës dhe është normale që klube të tjera të kërkojnë shërbimet e lojtarëve tanë. Drejtuesit e klubit na e bënë të qartë se nuk dëshirojnë të largojnë asnjërin prej futbollistëve përveç atyre që e kërkojnë vetë diçka të tillë. Për momentin jam shumë i përqëndruar tek kupa e botës, do të jetë shumë e emocionuese për mua.”-përfundoi numri 6 i Atletico-s së Madridit Koke.