Real ka gati 50 mln euro për Vidal

Unesco Cup dhe shumë diskutime. Dueli mes legjendave të Juventusit dhe Real Madridit pritet të sjellë të reja edhe në merkaton e futbollistëve. Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, presidenti i Los Blancos, Florentino Perez është i 'çmendur' pas mesfushorit Arturo Vidal. Ylli kilien mund të jetë një temë e nxehtë e diskutimeve. Real Madrid është duke formalizuar një mega ofertë për ish mesfushorin e Bayer Leverkusenit.

Oferta mund të mbërrijë shifrën prej 50 milionë euro të caktuar nga Juventus, si kusht që Vidal të largohet nga Torino. Vidal është një prej futbollistëve kryesorë në Juventusin e Antonio Contes që ka fituar tre Scudetto të njëpasnjëshëm në Serie A. Ai është në qendër të spekulimeve rreth largimit nga klubi pas lajmeve se është objektiv edhe i Barcelonës. Në fakt një tjetër objektiv i galaktikëve është edhe Pol Pogba, por bardhezinjtë duken shumë më pak të gatshëm për ta shitur.

Nëse galaktikët synojnë ta mbyllin me sukses blerjen e një mes dy mesfushorëve të Juve atëherë duhet të përfshijnë edhe një nga lojtarët më të kërkuar të saj Alvaro Morat që ndiqet me kujdes nga Arsenali, Borussia Dortmunt, Inter dhe Manchester Unted.Konte për sezonin e ardhshëm do të ishte i kënaqur edhe me Marselon, Fabio Kontraon, si dhe një transferim të mundshëm të Di Marias.